Për pak sa nuk e përplasën! Qytetari kalon mes makinave dhe mbi trafikndarëse

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2026, 15:16

Një situatë tejet e rrezikshme është regjistruar në zonën e Doganës, pranë ish-sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Një qytetar shihet duke kaluar në këmbë trafikndarësen dhe korsitë e rrugës, në një segment ku automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë dhe rruga ka disa korsi.

Për pak sa nuk ndodhi një aksident, pasi një automjet rrezikoi ta përplaste kalimtarin.

Por lind pyetja: Nëse drejtuesi i mjetit nuk do të arrinte të frenonte dhe do ta përplaste, kush do të mbante përgjegjësi? A do të përfundonte drejtuesi i automjetit në burg për një aksident të shkaktuar nga një kalim i tillë i rrezikshëm?

Rasti ngre shqetësime për sigurinë rrugore dhe nevojën për ndërgjegjësim të këmbësorëve, por edhe për masa parandaluese në këtë aks rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit