Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e parashikuar të mbahet më 14 nëntor.
Përmes një kërkese drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe SPAK-ut, Veliaj ka shprehur interesin për të qenë i pranishëm në këtë mbledhje.
Kërkesa vjen në prag të zhvillimit të Asamblesë së PS-së, ndërsa pritet të shihet nëse do t’i jepet mundësia kryebashkiakut të Tiranës për të marrë pjesë në këtë aktivitet partiak.