
SPAK- Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur pretencën e saj për Benet Becin, nën gjykim për një çeshtje penale për periudhën kur ka qenë administrator i KESH. SPAK ka kërkuar 4 vjet sherbim prove, pasi i konvertoi dënimin me dy vite burg.
Ndërkohë, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Ervin Metalla, ka bërë gati konkluzionet, të cilat i janë paraqitur edhe GJKKO. Në dokumentin me 10 faqe, të zotëruar nga ShkodraWeb, avokati Metalla parashtron 38 argumente përmes të cilave kundërshton akuzën e ngritur nga Prokuroria për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Në përfundim të konkluzioneve, mbrojtja kërkon që Benet Beci të shpallet i pafajshëm, pasi SPAK nuk ka arritur të provojë ndërhyrjen e ish- administratorit në tenderin e KESH- it. Seanca e radhës në GJKKO pritet të zhvillohet me 24 nëntor, ku do të paraqiten zyrtarisht konkluzionet e mbrojtjes ndërsa nuk përjashtohet edhe dhënia e vendimit në po atë seancë.
KLIKONI LINKUN PËR TË LEXUAR TË PLOTË KONKLUZIONET E MBROJTJES SË BENET BECIT NË GJKKO




