E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lajm i mirë për Bayern Munich, Vincent Kompany rikthehet pas problemeve shëndetësore

Vincent Kompany ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në aktivitet, pasi është shfaqur sërish në ambientet stërvitore të Bayern Munich, pas afro tre javësh mungesë për shkak të problemeve shëndetësore.

Trajneri belg ishte rrëzuar më 23 tetor gjatë një seance stërvitore të ekipit të dytë të bavarezëve, duke u transportuar me urgjencë në spital. Pas ekzaminimeve, atij iu konstatua një irritim i cipave të trurit (meningeve), një gjendje që kërkoi trajtim dhe periudhë rikuperimi.

Pas gjashtë ditësh të kaluara në spital, 40-vjeçari u rikthye në shtëpi për të vijuar procesin e shërimit. Gjatë mungesës së tij, skuadrën e Bayern e drejtoi ndihmësi Aaron Danks.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, Kompany është rikthyer këtë të martë, më 10 nëntor, në qendrën stërvitore të klubit në Säbener Straße, ku është parë në zyrën e tij dhe ka zhvilluar takime me drejtuesit e klubit.

Reklamë

Megjithatë, rikthimi në ambientet e klubit nuk do të thotë se ai është gati të drejtojë menjëherë skuadrën nga pankina. Sipas raportimeve, synimi është që tekniku belg të jetë i gatshëm pas pushimit të kombëtareve, me ndeshjen ndaj Kolnit më 20 nëntor si një mundësi për rikthimin e tij.

Një lajm pozitiv për Bayern Munich, që pret rikthimin e trajnerit të tij pas një periudhe të vështirë shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.