Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kryeministri Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes, është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Grégoire për pritjen dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Francës për Republikën e Kosovës.

“Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret.

E njoftova për programin tonë të Banimit të Përballueshëm dhe Social që po zhvillohet, avancon dhe do të zgjerohet, sikurse për projektin e Banimit Social Adekuat, që do të shtrihet në 21 komuna gjithandej vendit”, tha kryeministri Kurti.

Tutje kryeministri Kurti ka shtuar se, “jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet me Parisin nëpërmjet bashkëpunimit praktik që i shërben qytetarëve tanë dhe që bashkon komunitetin kulturor, duke mirëpritur ekspozita, filma, ngjarje letrare e artistë nga kryeqyteti francez. Mërgata dhe profesionistët tanë kulturorë mund të jenë lehtësues të këtyre shkëmbimeve”.

Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, Grégoire-diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkretKryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, Grégoire-diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika