Gjykata e Posaçme rrëzoi 22 kërkesa të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në gjyqin për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale.

Mes tyre ishin kërkesat për pushimin e çështjes dhe për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe të papërdorshme.

Për kërkesat e tjera, gjykata do të shprehet në vijim, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 2 dhjetor, në orën 10:00.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim.....