Tre avionë të rinj për përballimin e zjarreve pritet t’i shtohen flotës ajrore të Shqipërisë, dy prej të cilëve do të mbërrijnë në dhjetor dhe i treti në mars të vitit 2027. Kështu deklaroi kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes, duke bërë të ditur se kontrata është mbyllur dhe se vitin e ardhshëm flota do të jetë në kapacitetin maksimal.