Mbrojtësi Virgil Van Dijk ka humbur angazhimin e tij me Holandën për dy ndeshjet e radhës të Nations League për shkak të një dëmtimi. Ai do të kthehet te Liverpool për të vijuar një fazë rikuperimi, ndërkohë që është larguar nga grumbullimi.
35-vjeçari, i cili numëron 100 paraqitje për vendin e tij, luajti për 90 minuta të plota në fitoren 3-1 të “reds” ndaj Crystal Palace të dielën. Gjendja e tij fizike u vlerësua si “jo mjaftueshëm” për të qenë pjesë e skuadrës për shkak të një problemi shëndetësor të paspecifikuar.
Ndërkohë, edhe pjesëmarrja e Dominik Szoboszlai në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare është vënë edhe në dyshim. Federata Hungareze e Futbollit njoftoi se lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Szoboszlai u zëvendësua në minutën e 69-të në ndeshjen e fundit. Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, konfirmoi se mesfushori hungarez nuk ishte 100% në gjendje të mirë, pasi kishte pësuar një dëmtim në gju.
Trajneri theksoi se Liverpool do të kryejë gjithashtu vlerësimet e veta për të kuptuar më mirë situatën e Szoboszlai. Por, Federata tha se lojtari to t’i nënshtrohet ekzaminimeve sipas protokollit të zakonshëm për raste të tilla







