Të lindësh “me këmishë”/ Kapi një peshk dhe fitoi 1 milion dollarë, historia e pabesueshme e 26-vjeçarit

Një udhëtim i zakonshëm për peshkim është kthyer në një fat të jashtëzakonshëm për një 26-vjeçar në Australi, i cili ka fituar 1 milion dollarë pasi kapi një peshk të veçantë.

Matthew Maurice, nga qyteti i Darvinit, kishte dalë për peshkim me vëllain e tij më të vogël, pa e imagjinuar se ajo mbrëmje do t’i ndryshonte jetën. Ai kapi një barramundi rreth 80 centimetra të gjatë, i cili mbante një etiketë të kuqe të konkursit “Million Dollar Fish”.

Të lidhura

None found

Fillimisht, dy vëllezërit nuk e dinin se peshku që kishin kapur ishte pikërisht ai që mbante çmimin e madh prej 1 milion dollarësh. Fitorja u konfirmua më vonë, duke e bërë 26-vjeçarin personin e dytë në historinë 12-vjeçare të konkursit që fiton çmimin maksimal.

Maurice tregoi se kishte dalë për peshkim vetëm për të kaluar kohë me të vëllanë, i cili kishte ardhur për vizitë nga jashtë Australisë.

Sa i përket parave, 26-vjeçari tha se planifikon të blejë një shtëpi, të shlyejë detyrimet financiare dhe më pas të shpërblejë veten me diçka të veçantë.

Konkursi “Million Dollar Fish” organizohet në Territorin Verior të Australisë dhe përfshin peshq të etiketuar, ku njëri prej tyre ka çmimin prej 1 milion dollarësh, ndërsa dhjetëra të tjerë shpërblehen me nga 10 mijë dollarë.


Shtuar më 10.11.2026 13:28

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş