• Kontakt
Tuesday, November 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027

13:16 : 10/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme ka planifikuar blerjen e kasafortave dhe grirëseve të letrave, ndërsa ka paraqitur edhe kërkesë për një psikolog institucional për vitin 2027. Kërkesa për psikologun lidhet me presionet psikologjike, kërcënimet dhe ngarkesën e lartë me të cilat përballen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me nevojën për asistencë gjatë procesit hetimor.

Këto kërkesa u prezantuan gjatë raportimit të Prokurorisë së Posaçme në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, lidhur me projektbuxhetin e vitit 2027.

Për pajisjet e zyrave, përfshirë kasafortat, grirëset e letrave, mobiljet dhe pajisjet për ambientet mbështetëse, janë planifikuar 15 milionë lekë. Investimet lidhen me shtimin e personelit dhe funksionalizimin e godinës së re.

Gjatë raportimit, prokurori Alfred Shehu evidentoi se buxheti i SPAK është rritur nga 327 milionë lekë në vitin 2020 në 2,3 miliardë lekë në vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 608%. Për vitin 2027, projektbuxheti i SPAK është parashikuar në 2,32 miliardë lekë.

Sipas Shehut, rritja e buxhetit lidhet me shtimin e volumit të punës, numrit të punonjësve dhe zgjerimin e aktivitetit të institucionit.

Lexo edhe:

“Shtetet paralele po luftojnë njëra-tjetrën”/ Curri: Oligarkët janë më të fuqishmit

SPAK gjen ‘gjurmët’ e 500 mijë eurove, Ferhati: Pozita penale e Vlora Hysenit është rënduar

Për vitin 2027 janë planifikuar gjithashtu 30 milionë lekë për blerjen e tetë automjeteve dhe 174 milionë lekë për pajisje elektronike dhe infrastrukturë teknologjike. Në raportim u përmendën edhe 10 milionë lekë për pajisje të ndryshme për ambientet e reja.

SPAK ka paraqitur kërkesë për 25 pozicione të reja në strukturën organike, nga të cilat tetë në Prokurorinë e Posaçme dhe 17 në BKH.

Aktualisht, struktura organike parashikon 339 pozicione, nga të cilat 161 për Prokurorinë e Posaçme dhe 178 për BKH-në. Numri efektiv i punonjësve është 220, përkatësisht 136 në SPAK dhe 84 në BKH. Në total rezultojnë 119 pozicione vakante, nga të cilat 25 në Prokurorinë e Posaçme dhe pjesa tjetër në BKH.

Gjatë diskutimeve u bë e ditur se kanë nisur procedurat për rekrutimin e 40 hetuesve. Shehu theksoi se nevojitet shtimi i 94 hetuesve të rinj, ndërsa për administratën janë paraqitur 57 kërkesa për punonjës shtesë.

Ai shpjegoi se procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të verifikimit të dokumentacionit, testimeve dhe kontrollit të pasurisë e figurës së kandidatëve.

Për kategorinë e investimeve kapitale, SPAK nuk ka paraqitur kërkesa shtesë, pasi nevojat janë planifikuar brenda tavaneve buxhetore.

Gjatë diskutimit, deputetja Evis Kushi evidentoi se peshën kryesore të buxhetit e zënë pagat dhe sigurimet shoqërore, ndërsa fondet për investime lidhen me teknologjinë, pajisjet elektronike, sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën e godinave. Kushi ngriti gjithashtu çështjen e realizimit të buxhetit dhe të vendeve vakante, duke kërkuar sqarime për fondet që pritet të realizohen deri në fund të vitit dhe për mënyrën se si parashikohet zgjerimi i strukturës organike.

Pjesë nga diskutimet në komision:

Prokurori Alfred Shehu: “Për periudhën 2020–2026, buxheti ka shënuar një rritje të konsiderueshme si rezultat i rritjes së volumit të punës, rritjes së numrit të punonjësve dhe zgjerimit të aktivitetit.

Konkretisht, plani i buxhetit është rritur nga 327 milionë në vitin 2020 në 2,3 miliardë lekë në vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 608%.

Rritja më e ndjeshme e planit buxhetor evidentohet në vitin 2026, lidhet me nevojën për të përballuar detyrat dhe përgjegjësitë në rritje dhe për të garantuar burimet njerëzore dhe financiare për institucionin.

339 pozicione, nga të cilat 161 për Prokurorinë e Posaçme dhe 178 për BKH.

220 punonjës organikë, 136 në SPAK dhe 84 në BKH.

Në total rezultojnë 119 pozicione vakante, nga të cilat 25 në Prokurorinë e Posaçme, të tjerat në BKH.

Për vitin 2027 kemi paraqitur kërkesa shtesë me 25 pozicione të reja në strukturën organike, 8 pozicione në SPAK dhe 17 në BKH.

Për sa i përket kategorisë së investimeve kapitale, SPAK-u nuk ka paraqitur kërkesa shtesë për financime në kuadër të buxhetit afatmesëm 2027-2029.

Nevojat për investime janë planifikuar brenda tavaneve buxhetore.

Investimet kryesore kanë të bëjnë me 15 milionë lekë për pajisje zyre, të lidhura me shtimin e personelit dhe funksionalizimin e godinës së re. Investimi përfshin mobilje zyre, pajisje për ambiente mbështetëse, kasaforta dhe grirëse letrash.

30 milionë lekë për blerjen e 8 automjeteve.

174 milionë lekë për pajisje elektronike dhe infrastrukturë teknologjike.

Për vitin 2027 do të përmbushim kriteret.

Në zbatim të rekomandimeve të Komisionit Evropian, puna do të përqendrohet në hetimin e rasteve komplekse të korrupsionit, veçanërisht atij të nivelit të lartë dhe të krimit të organizuar, zhvillimin e hetimeve financiare paralele për identifikimin dhe sekuestrimin e produkteve të veprës penale.

Përparësi do të kenë hetimet e rrjeteve kriminale që veprojnë në disa juridiksione, ndjekja penale e pastrimit të parave dhe gjurmimi i pasurive me burime kriminale brenda dhe jashtë vendit.”

Gjatë raportimit u paraqit edhe kërkesa për psikologun institucional, kërkesa u prezantua nga drejtori i buxhetit dhe menaxhimit financiar në prokurorinë e posaçme:

Armand Shini “Psikologia institucionale është një kërkesë e shtuar, e cila është argumentuar me ndihmën që do të japë psikologu edhe për stafin e BKH-së, pasi stafi i BKH-së përballet me presione psikologjike, me kërcënime dhe ngarkesë të lartë që karakterizojnë natyrën e veprimtarisë hetimore.

Psikologu do të asistojë edhe në intervistat që do të bëjnë hetuesit, për dëshmitarët e rrezikuar, por edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë. Do të shërbejë edhe për procesin hetimor.”/ Top Channel

Etiketa: BKHpresionepsikologespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shtetet paralele po luftojnë njëra-tjetrën”/ Curri: Oligarkët janë më të fuqishmit

22:58 : 09/11/2026
AKTUALITET

SPAK gjen ‘gjurmët’ e 500 mijë eurove, Ferhati: Pozita penale e Vlora Hysenit është rënduar

22:45 : 09/11/2026
AKTUALITET

Akuzat e reja/ Hoxha: SPAK do kërkojë burg për Vlora Hysenin!

22:23 : 09/11/2026
AKTUALITET

‘Dosja për Ramën në SPAK’/ Gazetari holandez: ‘The Albanian Files’, maja e ajsbergut, nuk keni parë asgjë akoma

20:32 : 09/11/2026
AKTUALITET

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

17:33 : 09/11/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Pse nuk duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit!

16:20 : 09/11/2026
Para

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe biznesit të ndërtimit

TË GJITHA

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe biznesit të ndërtimit

13:19 : 10/11/2026

SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027

13:16 : 10/11/2026

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

12:57 : 10/11/2026
Pirro Vengu dhe Andrea Shllaku

Andrea Shllaku, drejtori i ri i Portit të Durrësit! Berisha: U emërua me urdhër të Troplinëve/ Dokumentat

12:49 : 10/11/2026

Shpërthen çanta me eksploziv në Spanjë, humb jetën polici, plagoset rëndë një tjetër

12:44 : 10/11/2026

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:36 : 10/11/2026

170 milionë lekët që i prishën qetësinë Gonxhes dhe jo vetëm…

12:26 : 10/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com