Legjenda braziliane, Ronaldinho, pritet të rikthehet në futbollin profesionist në moshën 46-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen e madhe të tifozëve.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit pritet të zbresë në fushë të dielën, nga ora 17:30, në stadiumin “Bruno Benelli”, ku Ravenna do të përballet me Forlin në kuadër të xhiros së 14-të të Serie C.
Braziliani thuhet se ka nënshkruar me Ravennan në gusht, në një lëvizje që fillimisht u konsiderua si strategji marketingu.
Interesimi për ta parë fituesin e “Topit të Artë” ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërsa sipas raportimeve, të gjitha biletat janë shitur brenda pak orësh.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Ronaldinho do ta nisë ndeshjen si titullar apo do të aktivizohet nga stoli, duke marrë parasysh mungesën e gjatë nga futbolli profesionist.
