Valentino Rossi është tërhequr prej kohësh nga garat e MotoGP dhe i është përkushtuar një karriere me katër rrota. Megjithatë, ai mbetet një nga sportistët italianë më të njohur dhe më të dashur në mbarë botën.
Pas pak ditësh, Marc Marquez mund ta kalojë atë në numrin total të titujve kampionë, duke arritur në 10 të tillë dhe duke e lënë pilotin nga Pesaro në kuotën e 9 titujve. Ngjarjet e vitit 2015 ende i shkaktojnë dhimbje “Doktorit”.
Ai nuk ka arritur kurrë ta shërojë atë plagë dhe ai e pranon këtë. “Secili ka kufijtë e vet, disa më të ulët, disa më të lartë. E gjithë saga e vitit 2015 ende më zemëron jashtë mase”, kujton Valentino Rossi.
“Marquez nuk po luftonte për kampionatin atë vit, ai luftonte vetëm për të më bërë të humbja. Kjo është diçka që nuk harrohet, ende dhemb. Ndjesitë e mia, gjendja ime shpirtërore, janë saktësisht të njëjta siç ishin atë mbrëmje në Valencia”, tha Rossi.
Në fund, ai tha: “Shpesh shikoj veten në pasqyrë dhe i them vetes: ‘Mos u përqendro te ai titull që humbe’. Por kështu funksionon sporti, humbjet janë ato që të lëndojnë më shumë”.






