Bayerni i Mynihut, vjen lajmi më i bukur, Vincent Kompany i rikthehet punës
Kombëtarja shqiptare do të presë në mbrëmjen e 12 nëntorin Finlandën, një sfidë kjo e vlefshme për Nations League ku kuqezinjtë kanë si objektiv vendin e parë në Grupin C1.
UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të gjykojnë këtë ndeshje të rëndësishme të kuqezinjve të drejtuar nga Rolando Maran dhe bëhet fjalë për një klasë gjyqtarësh që vijnë nga Portugalia. Arbitër kryesor i kësaj sfide do të jetë pikërisht Joao Pinheira i cili sezonin e kaluar gjykoi ndeshjen gjysmëfinale mes Paris Saint Germainit dhe Bayernit të Mynihut, ndërkohë që këtë vit vendosi drejtësi edhe në përballjen mes Argjentinës dhe Zvicrës ne Botërorin 2026
Në sfidën mes Kombëtares dhe Finlandës, Pinheiro do të ndihmohet nga asistentët e tij Luciano Maia dhe Hugo Marques, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë João Gonçalves. Përsa i përket Sallës VAR, arbitër do të jetë Tiago Martins dhe si asistent i tij është caktuar të jetë Bruno Esteves.

Top Channel