Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Sarandë–Ura e Gajdarit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Toyota”, me drejtues 19-vjeçarin Gjolek Baba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën anës rrugës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesi i automjetit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë kryer edhe testin e alkoolit ndaj të riut. Sipas rezultatit, ai ka rezultuar 0.00 mg/l.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb