Të bashkëpandehur në dosjen e Erion Veliajt, Gjykata cakton datën e shpalljes së vendimit për 11 zyrtarë e ish-zyrtarë
10/11/2026 12:05
Pasi çështja me 30 të pandehur është ndarë prej muajsh, Gjykata e Posaçme u tërhoq në dhomë këshillimi për vendimin ndaj të bashkëpandehurve të Erion Veliajt, të cilët gjykohen të veçuar në një proces me kohë të shkurtuar.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se vendimi do të shpallet më 25 nëntor, ora 15:30.
Ndërkohë, 19 të tjerë, mes të cilëve është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, po gjykohen me gjykim të zakonshëm dhe seanca e radhës do të jetë më 17 nëntor.
Veliaj përfaqësohet nga avokati i tij.
Top Channel