"Për pesë vjet kostoja e jetesës është rritur mesatarisht 45 për qind", Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar.
Hoti në një postim në Facebook shkruan se Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve.
“Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve! Qeveria mund të prezantojë shifra miliardësh, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve”, shkruan ai.
Hoti tutje thekson se debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje:
- Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve?
-Kush mban përgjegjësi për këtë dhe
-Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?. /Telegrafi/





































