Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza e Italisë kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët, në kuadër të bashkëpunimit për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë fjalës së tij, Skënder Hitaj theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të vijojë deri në goditjen e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shpërndarja dhe trafikimi i drogës.
Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa nënvizoi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet parandalimit të përfshirjes së të miturve në veprimtari kriminale.
“Lufta kundër kanabis duhet të vijojë deri në goditjen e zinxhirit të shpërndarjes me qëllim që mos përfundojë tek të rinjtë.
Fokusi gjatë dy muajve të fundit dhe vitit të ardhshëm do ta kemi tek parandalimi për të përfshirë të miturit në këtë veprimtari kriminale
Organizatën që po drejtoj dot ë thellojë rezultat në luftën kundër kultivimit të kanabisit duke goditur me forcën e ligjit çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale që nga financimi dhe kultivimi deri tek shitja dhe trafikimi.
Garantoj qytetarët dhe partnerët tanë se policia në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese është e angazhuar maksimalisht për të godituri krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçantë”, tha nder te tjera Hita.













