La kuqezinjtë për Dardanët/ Enis Rexhepi: Nuk e pata të vështirë të ikja nga Shqipëria, zemra vendosi për Kosovën

Enis Rexhepi ka vendosur të vazhdojë karrierën ndërkombëtare me Kosovën, duke lënë pas Shqipërinë, fanellën e së cilës e kishte veshur në nivelin e përfaqësueses U-19.
Federata e Futbollit të Kosovës ka arritur të bindë talentin 18-vjeçar për t’iu bashkuar Dardanëve, ndërsa ndryshe nga Shqipëria, Kosova i ka besuar menjëherë një vend në Kombëtaren A.
Në një prononcim, Rexhepi ka shpjeguar arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke theksuar se zgjedhja e tij ishte e ndjerë dhe se projekti i Kosovës e ka bindur.
“Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën, sepse e kam vendosur me zemër. I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë, në Gjermani. Projekti këtu më pëlqen shumë. Kosova ka lojtarë shumë të mirë. Unë jap maksimumin për të qenë në formacion”, u shpreh 18-vjeçari.
Tashmë, Rexhepi synon të fitojë një vend në formacionin e Kosovës dhe të japë kontributin e tij për Dardanët në sfidat e ardhshme.




