Aktualitet

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura!

Buxheti i vitit 2027 për Mbrojtjen do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e sigurisë kombëtare. Kjo theksohet nga kryeministri Edi Rama, duke publikuar në Facebook imazhe nga përditshmëria e studentëve ushtarakë në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë.

Ndërkohë me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen, vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura, forcojmë sigurinë kombëtare dhe përmbushim angazhimet tona në kuadër të NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë.

Po ashtu, ndau pamje nga një ditë në jetën e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në këtë qendër.

Një ditë nga jeta e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë.

Rama e ka përshkruar përditshmërinë e tyre si një proces të karakterizuar nga disiplina dhe stërvitja, në funksion të përgatitjes së ushtarakëve të ardhshëm.

Një përditshmëri me disiplinë, stërvitje, përkushtim dhe përgjegjësi, ku çdo ditë është një hap më shumë drejt formimit të ushtarakëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura.