Akuzohet për zhvatjen e 50 mln eurove përmes mashtrimit nga call center, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun, e “çon” në shtëpi 

10/11/2026 11:12

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të pandehurit Merxhan Çeliku për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me “Arrest në shtëpi”, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal i cili zhvati 50 mln euro përmes mashtrimit nga call center.

Gazetarja e Top Channel Aniola Hoxha raporton se vendimi është marrë më 9 nëntor 2026 nga gjyqtari Erjon Çela, i cili ka vendosur pranimin e kërkesës së Çelikut dhe ndryshimin e masës së sigurisë që i ishte caktuar në nëntor të vitit 2022.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Çeliku nuk duhet të largohet nga banesa e tij, ndërsa është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet aty për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.

 

Top Channel