
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, kryesisht në pjesën e përparme të tyre.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.