Për kreun e Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, tregtimi i pesticticideve të ndaluara nga BE në tregun shqiptar po kthehet në një boomerang për vetë produktet ‘Made in Albania’ që tregtohet në vendet evropiane.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vuksani tha se tregtimi i pesticideve me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, po bëhet me qëllim për të favorizuar kompani e produkte të caktuara që hyjnë në Shqipëri.
Sipas Vuksanit, në Ministrinë e Bujqësisë ekziston një komision që licencon e certifikon produketet e mbrojtjes së bimëve, të cilët kanë patur njohuri për këto pesticide të ndaluara.
Këto ndryshime e vendime janë marrë me qëllim për të favorizuar kompani e produkte të caktuara që hyjnë në Shqipëri. Jo se nuk kanë patur njohuri, por janë urdhra të ministrit që përcaktojnë kohëzgjatjen e pesticideve të përdorura që kanë dalë jashtë tregut të BE.
Vetë qeveria e di që s’është e përgatitur të realizojë kushtet e BE, dhe për këtë arsye ka kërkuar 5-10 vjet të shtyrjes së afatit për shlyerjen e kushteve të sigurisë ushqimore. Këto produkte që kanë dalë jashtë qarkullimit në BE, është bërë një listë në Ministrinë e Bujqësisë qëlejon që ajo sasi e pesticidit të tregtohet në një afat tranzitor.
Kanë vendosur të tregtohet në tregun shqiptar, përdoret në bimë, në momemtin që këto produkte hyjnë në një nga vendet e BE, automatikisht refuzohen nga BE. Favorizim i disa kompanive të caktuara. Për këta firma më mirë të dëmshpërbleheshin se sa ky produkt të qarkullojë si produkt në treg e më pas të ktheht në boomerang për vetë produktet ‘Made in Albania’. Është një komision i Ministrinë e Bujqësisë që licencon e certifikon produktet e mbrojtjes së bimëve.
KLSH i ka vënë pikat mbi i, 10 produkte kanë qarkulluar me urdhër të Min.Bujqësisëë që janë të ndaluara në BE. 14 pesticide të tjera kanë norma maksimale të lejuar në tregjet shqiptare, 100% mbi normat e lejuara nga BE.
© SYRI.net
Punonjësit e transportit lajmërojnë grevën e taksive, Karanxha bën akuzuan e fortë: Shoqëritë po pastrojnë paratë...
Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave të tyre
Ligji i Ramës për resortet, Kikia: Është bërë gjëma në bregdet, ndërtime që nuk i sjellin asgjë ekonomisë shqiptare