Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, në orën 10:30, në Gjirin e Lalzit, ku pritet të përcaktohen drejtimet kryesore të punës politike dhe organizative në muajt në vijim.
Në fokus të takimit do të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit, me vëmendje të veçantë te angazhimi i strukturave lokale dhe organizimi i partisë në funksion të garës elektorale.
Përveç axhendës zgjedhore, diskutimet pritet të përfshijnë edhe zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe protestat që po zhvillohen kundër qeverisë.
Kujtojmë se prej disa muajsh vendi është përfshirë nga protesta masive ku kërkohet dorëheqja e Ramës.
