INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Merr fund romanca me Arbër Çepanin? Rizarta Hoxha flet për jetën private

Merr fund romanca me Arbër Çepanin? Rizarta Hoxha flet për jetën private

Publikuar më: 14:28 09-11-2026

Rizarta Hoxha ka ndarë një detaj nga jeta e saj private përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. E pyetur për jetën sentimentale, ajo është shprehur se aktualisht është single dhe nuk po del në takime me askënd.

Deklarata e saj vjen pas zërave për një lidhje të mundshme me Arbër Çepanin, të cilët nisën pas publikimit të disa fotove të tyre në një aeroport në Spanjë dhe më vonë edhe në Tiranë. Pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime për raportin mes tyre.

Megjithatë, as Rizarta dhe as Arbëri nuk kanë bërë ndonjëherë një deklaratë publike për natyrën e marrëdhënies së tyre.