Mes disiplinës dhe stërvitjes, një ditë e studentëve ushtarakë: Kemi dalë nga zona e rehatisë, të përkushtuar ndaj atdheut

Disiplinë, stërvitje dhe përkushtim. Kështu nis një ditë për studentët e vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë.
Kalimi nga jeta sociale, në atë ushtarake nuk është aspak e lehtë, por të rinjtë shprehen të përkushtuar dhe të gatshëm t’i shërbejnë atdheut.
“Një ditë nga jeta e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë
Një përditshmëri me disiplinë, stërvitje, përkushtim dhe përgjegjësi, ku çdo ditë është një hap më shumë drejt formimit të ushtarakëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura
*Ndërkohë me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen, vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura, forcojmë sigurinë kombëtare dhe përmbushim angazhimet tona në kuadër të NATO-s dhe aleatëve tonë strategjik”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.




