Policia greke është vënë në gatishmëri të lartë pas zbulimit të një objekti të dyshimtë në qendër të Athinës, i cili ishte vendosur brenda një qeseje të zezë.

Sipas informacioneve paraprake, objekti u konstatua në kryqëzimin e rrugëve Panepistimiou dhe Omirou, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve.

Pas raportimit, shërbimet policore aktivizuan protokollet e sigurisë dhe nisën procedurat për verifikimin e objektit, me qëllim përcaktimin e natyrës së tij dhe përjashtimin e çdo rreziku të mundshëm.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e qeses apo nëse bëhet fjalë për një objekt të rrezikshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: