Përfshihen nga flakët 3 cisterna nafte në Hormuz, Irani akuzon ushtrinë amerikane për shkelje të rregullave (VIDEO)
Këto që po shihni janë pamjet nga momenti kur tre cisterna të ngarkuar me mijëra tonë naftë, përfshihen nga flakët pas një sulmi pranë Ngushticës së Hormuzit, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në video shihet anija e përfshirë nga flakët, të cilat ngrihen drejt qiellit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur anije të tjera që lundronin në zonë për të ndihmuar si në shuarjen e zjarrit, ashtu edhe në shpëtimin e personave që mund të kenë mbijetuar.
Sipas Reuters, incidenti u regjistrua në ujërat e hapura pranë Omanit, afër Ngushticës së Hormuzit, në kohën kur Irani njoftoi se tri cisterna nafte ishin goditur dhe përfshirë nga flakët, pasi dyshohet se kishin ndjekur rrugë detare të paautorizuara, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.
Sipas mediave iraniane, të cilat iu referuan Marinës së Gardës Revolucionare, IRGC, tri cisternat e naftës pësuan shpërthime dhe u përfshinë nga zjarre të mëdha në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa re të dendura tymi mbuluan zonën e këtij korridori detar me rëndësi strategjike.
Garda Revolucionare pretendoi se tri cisternat kishin çaktivizuar sistemet e tyre të gjurmimit dhe identifikimit, duke tentuar të kalonin Ngushticën e Hormuzit përmes rrugëve që Teherani i konsideron të paautorizuara.
Gjithashtu, ajo akuzoi ekuipazhet se vepronin në koordinim me forcat ushtarake amerikane.
Në një deklaratë, Garda Revolucionare bëri të ditur se rregullat e kalimit nëpër ngushticë u janë komunikuar vazhdimisht të gjitha anijeve, duke paralajmëruar se ato që i shkelin këto rregulla dhe bashkëpunojnë me ushtrinë amerikane do të përballen me pasoja të ngjashme.
Megjithatë, autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike emrat e tri cisternave, flamujt nën të cilët lundronin apo informacione lidhur me gjendjen e ekuipazheve.
I akuzuar për përfshirje në gjenocid, SHBA deporton një person në Ruandë
Gjykata Supreme ‘hap rrugën’ për murin kufitar të Trump në Big Bend të Teksasit
Zelensky video mesazh para bisedimeve në Abu Dhabi: Sukseset në frontin e luftës forcojnë pozicionin tonë në negociata
- 08:42 I akuzuar për përfshirje në gjenocid, SHBA deporton një person në Ruandë
- 08:40 Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës te Komuna e Parisit: Lekët i lashë në kazino
- 08:31 Gjykata Supreme ‘hap rrugën’ për murin kufitar të Trump në Big Bend të Teksasit
- 08:29 Zelensky video mesazh para bisedimeve në Abu Dhabi: Sukseset në frontin e luftës forcojnë pozicionin tonë në negociata
- 08:23 Teste të reja ushtarake nga Koreja e Veriut, arma që po përgatit për vitin 2027
- 08:19 Franca akuzon Iranin për sulmin kibernetik ndaj supermarketeve, thërret ambasadorin iranian