Rama në Paris për Forumin e Paqes, në fokus bisedat mbi integrimin

10 Nëntor 2026 | 08:16

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, që zhvillohet gjatë datave 10 dhe 11 nëntor. Aktiviteti ndërkombëtar këtë vit ka në fokus qeverisjen efektive dhe ndikimin e saj në ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit afatgjatë.

Në kuadër të forumit, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm “Spotlight”, ku në qendër të diskutimeve do të jetë perspektiva europiane dhe rëndësia e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Axhenda e Ramës përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në seancën plenare me temë “From Sovereignty to Cooperation” (Nga sovraniteti te bashkëpunimi), ku liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë do të diskutojnë mbi sfidat e përbashkëta dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.

Vizita e kryeministrit në Francë nisi mbrëmjen e së hënës, kur ai u prit në Pallatin Élysée nga presidenti francez Emmanuel Macron. Takimi me kreun e shtetit francez u zhvillua në prag të pjesëmarrjes së Ramës në forumin ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afera e CEO-s së Nvidia-s do të shkaktojë trazira në të gjithë SHBA-në dhe më gjerë

Bota e teknologjisë e ka kaluar ditën duke u përpunuar lajmin e jashtëzakonshëm se Jensen Huang – drejtori ekzekutiv karizmatik i veshur me xhaketë lëkure...
07:48 | 10/11/2026

Ligjvënësi republikan nis tetë akuza për shkarkim nga detyra kundër Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Hegseth

Kongresmeni republikan i Kentucky-t, Thomas Massie, paraqiti tetë nene për shkarkim nga detyra kundër Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, duke përfshirë shkelje të...
07:33 | 10/11/2026

Kush është kush nga Ukraina dhe Rusia në bisedimet e paqes në Abu Dhabi?

Përbërja e delegacioneve ukrainase dhe ruse në bisedimet e paqes në Abu Dhabi ofron të dhëna për atë që mund të diskutohet pas dyerve të...
07:30 | 10/11/2026