Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas sulmeve kibernetike që prekën frigoriferët dhe ngrirësit në supermarketet e vendit.
Duke folur në një konferencë për media, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka thënë se Irani do të përballet me pasoja.
Ndërkohë, prokuroria e Parisit ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj drejtuesit të një njësie të sulmeve kibernetike, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Sulmi kibernetik i muajit të kaluar ka bërë që frigoriferët dhe ngrirësit në qindra supermarkete në të gjithë Francën të ngroheshin, duke shkaktuar prishjen e produkteve të freskëta dhe ushqimeve të ngrira, me vlerë të përllogaritur në miliona euro.
Irani ende nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
-
Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve në supermarkete në Francë
-
Evropa në alarm pas sulmeve kibernetike ndaj frigoriferëve të supermarketeve në 10 shtete
-
Goditen nga sulmet kibernetike supermarketet nëpër Evropë
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Një sulm kibernetik iranian raportohet se ka çuar në mbylljen e një centrali energjetik në Britani