Pavarësisht investimeve kolosale të realizuara ndër vite në rrjetin e ujësjellësit dhe infrastrukturën e shpërndarjes, turbullira dhe ndotja vazhdojnë të jenë një makth i përsëritur për mjaft familje lushnjare. Shqetësimi vjen nga banorët e lagjes “Xhevdet Nepravishta”, të cilët gjatë ditëve të fundit përballen me një situatë mjaft problemati me furnizimin. Sipas dëshmive të vetë banorëve, uji që mbërrin në shtëpitë e tyre vjen me ngjyrë të errët, i turbullt duke e bërë krejtësisht të papërdorshëm jo vetëm për konsum, por edhe me rrezik për pajisjet