Përplasja mes Anjeza Gubetinit dhe Zoja Nushit ka vazhduar edhe gjatë Prime-it të sotëm të Big Brother VIP Kosova 5.

Pasi u transmetua klipi ku Anjeza dëgjohej duke e kërcënuar Zojën me fjalët “Flokët në tokë t’i qes”, kjo e fundit nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej drejtpërdrejt.


Zoja u tregua e vendosur në qëndrimin e saj, duke e sfiduar Anjezën me fjalët: “Hajde kapem për flokësh”.

- YouTube www.youtube.com

Kjo deklaratë erdhi gjatë përballjes së tyre në spektakël, ku u rikthye në diskutim debati që kishte eskaluar disa ditë më parë brenda shtëpisë.

Gjithçka kishte nisur pasi Zoja i kishte përmendur disa herë të dashurin Anjezës, një temë që kjo e fundit duket se e ka mjaft të ndjeshme.

Anjeza i kishte tërhequr vërejtjen disa herë Zojës që të mos e përfshinte partnerin e saj në diskutime, por situata mes tyre përfundimisht kishte eskaluar, duke kaluar në kërcënime dhe fjalë të rënda.

Përballja në Prime solli edhe një tjetër moment tensioni mes dy banoreve, duke rikthyer në vëmendje raportet e tyre të tensionuara brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com