Tami shpjegon vendimin e Lutfi Dalipit për të mos luajtur për Zvicrën

Mandati i Pierluigi Tamit si drejtor i Kombëtares së Zvicrës do të mbyllet pas dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve, të cilat luhen gjatë këtij muaji.

Në konferencën e fundit për shtyp, Tami foli edhe për lojtarët me shtetësi të dyfishtë dhe për situatën e Lutfi Dalipit.

Të lidhura

None found

Federata Zvicerane e Futbollit ka pranuar zgjedhjen e futbollistit të Young Boysit, i cili këtë edicion është i huazuar te Vaduzi.

Dalipi ka njoftuar se synon të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë, por ende nuk ka vendosur se cilën nga dy kombëtaret do të zgjedhë.

Sipas Tamit, ai dhe Dalipi kanë diskutuar për mundësinë e këtij të fundit në përfaqësuesen zvicerane, ku konkurrenca në mesfushë është e fortë.

“Ia shpjeguam se çfarë perspektivash mund të ketë në të ardhmen”, tha Tami, duke iu referuar garës me Johan Manzambin, Fabian Riederin dhe Alvyn Sanchesin.

“Nëse e marrim Dalipin me vete, duhet të lëmë njërin prej tyre në shtëpi. E kuptoj që Murat Yakin mund të mos ketë vend për të”, u shpreh ai.

Zvicra do të luajë të premten në transfertë ndaj Sllovenisë, ndërsa tri ditë më pas do të presë Skocinë. Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş