Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ SPAK, seksioni i Surrelit. Prova!

2 gjoba për SYRI-n nga AMA, Peka zbardh arsyet: Edhe kur thua se Rama i ka bërë gabim llogaritë me shqiptarët, dënohesh!

21:46, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy gjobat e vendosura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ndaj SYRI TV kanë shkaktuar debat në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’.

Moderatori Çim Peka, së bashku me gazetarët Lorenc Vangjeli, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, zbardhi pasazhet konkrete të deklaratave të analistëve për të cilat televizioni është ndëshkuar, duke ironizuar arsyetimin skandaloz të autoritetit audioviziv shqiptar.

Bëhet fjalë për deklaratat e Lorenc Vangjelit, i cili tha se Edi Rama i kishte bërë gabim llogaritë me shqiptarët, dhe të Armand Shkullakut, që akuzoi Kryeministrin se përdor paratë e qytetarëve për të paguar policinë që të mbrojë zyrën e tij dhe të dhunojë protestuesit.

Peka e cilësoi absurde që këto shprehje të konsiderohen shantazh apo kërcënim, ndërsa Vangjeli u shpreh i gatshëm ta ndihmojë në kundërshtimin administrativ të gjobës.

Diskutimi në studio:

Peka: Tani Lenc, do ti se për çfarë... për çfarë na ka dënuar AMA ne. Ma fut pak insertin me Lencin dhe jepi zë.

Fjala e analistiti Lorenc Vangjeli për të cilën është gjobitur SYRI nga AMA: Po ky është, ky është... me mendjen e vet e kishte mbaruar punën me shqiptarët. Dhe nuk është se e ka pasur prapë... prapë ky është problem, jepja e ka shumë gabime, ka pasur. Kur ka menduar... domethënë çdokush që ka menduar se ka mbaruar punë me shqiptarët... në fakt e ka pasur problematike.

Peka: Për këtë jam gjobitur. Jo, jo, ma ka dërguar AMA, time code.

Ironia e Bushatit: Po atë... AMA i çon me numra. Juve kur e keni zbardhur, mos keni zbardhur gjë tjetër se kjo... nuk ka mundësi…

Peka: Gjithë jetën problematikë, ti do jesh në treg për të qënë problematiku i tavolinës. Time code-in na e ka dërguar AMA. Është kjo! Dhe kjo e Shkullakut, s'ka asgjë fare.

Bushati: AMA me time code i nis. Po pra po, por ju atë time code mos e keni zbardhur gabim, se kjo ishte gjëja më normale në botë.

Peka: E ka nis AMA! Për këtë gjë jam gjobitur nga AMA. Atëherë, a e kupton? Se ke thënë ti, që Rama në qoftë se mendon se ka mbaruar punë me shqiptarët, i ka bërë llogaritë gabim dhe ky është shatazh ndaj regjimit. Për këtë jam gjobitur.

Vangjeli: Atëherë, shumë seriozisht, sepse unë jam institucionalist në këtë pikë. Duhet të bësh një kundërshtim administrativ ndaj kësaj gjobe. Jam i gatshëm edhe unë të ti bashkohem ankesës tënde. E tjetra është... duhet të kërkosh rishikimin e masës.

Peka: Shiko, në ka gjobë të drejtë është kjo. Se ti thuash... nën gjykimin e AMA-s, t'i thotë Lenci Ramës 'i ke bërë gabim llogaritë me shqiptarët', është shumë e rëndë. Është shumë e rëndë.

Vangjeli: Ça domethënë kjo?

Peka: Kjo do të thotë shiko pozicionin tënd…

Vangjeli: Unë kam lirinë të them atë që dua. Mund të shkosh në gjykatë. Sërish, unë do të isha avokat në këtë rast. Sepse kjo është, le të themi... lajthitje, mos them qesharake.

Peka: Time code është në ekran. Te videoja që është shprehur, time code është, ekzakt ajo që ka shkruar AMA. Tani ndëgjoni pak dhe këtë të Shkullakut.

Bushati: Po si s'ka mundësi mo vëlla? I bie të jenë të çmendur!

Fjala e analistit Shkullakut që është gjobitur SYRI: …nëse banditët policët i paguajnë me tangjente apo ushtarët e tyre i paguajnë nga krimi, Edi Rama i paguan me paratë tona. Të gjithë ata që shikoni në rrugë, nuk janë më policë të shtetit shqiptar, janë policë të shtetit të Ramës. I vetmi ndryshim është që nëse banditët policët i paguajnë me tangjente, apo ushtarët e tyre i paguajnë me paratë që përfitojnë nga krimi, Edi Rama i paguan me paratë tona. Pra ai paguan me paratë e shqiptarëve, policët që të rrahin shqiptarët dhe të mbrojnë zyrën e tij. Pra, unë mendoj që Edi Rama ka kaluar vijën e kuqe.

Peka: Kjo ishte arsyeja pse... shantazh dhe kërcënim. Kjo ishte arsyeja që jemi gjobitur, për ty. Edhe për këtë, prapë i kemi ngatërruar time code-in?

Bushati: Edhe për këtë pa dyshim. O janë të çmendur ata!

Peka: Më nxirrni pak kartelën e Ramës... E ka kartela, jeni i çmendur thotë. Ai ta ka dhënë mjeku kartelën aty, të thotë janë të çmendur ata. Vazhdojmë.

Bushati: Këtu të vënë gjobë edhe kur je duke thënë mirëmbrëma. Pse e përshëndete kështu...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco