Deputeti republikan Thomas Massie ka ndërmarrë një nismë në Kongres për shkarkimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke paraqitur zyrtarisht nenet ku mbështetet kërkesa e tij.
Për të përshpejtuar shqyrtimin, përfaqësuesi nga Kentucky ka përdorur një procedurë parlamentare që i jep nismës përparësi në rendin e punimeve të Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo procedurë parashikon që kërkesa të merret në shqyrtim brenda dy ditësh, duke e nxjerrë atë nga pritja e zakonshme parlamentare.
Në qendër të akuzave të Massie është pretendimi se Hegseth ka shkelur Rezolutën për Kompetencat e Luftës të vitit 1973. Ky ligj përcakton kufizimet mbi autoritetin e presidentit për të angazhuar ushtrinë amerikane në operacione ushtarake pa miratimin e Kongresit dhe synon të garantojë mbikëqyrjen e ligjvënësve mbi përfshirjen e vendit në konflikte të armatosura.
Në dokumentin e paraqitur nga republikani përmendet edhe operacioni amerikan për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, një prej çështjeve që lidhen me pretendimet për tejkalimin e kompetencave ligjore në përdorimin e forcës ushtarake nga administrata amerikane.
Ndërkohë, Hegseth pritet të mbajë një konferencë për shtyp të martën, ku do të diskutojë edhe nismën për shkarkimin e tij.
Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e Massie do të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Dhomën e Përfaqësuesve për të avancuar drejt një procesi të mëtejshëm parlamentar.
Secretary of War Pete Hegseth announced he will hold a press conference at the Pentagon Tuesday morning to address the House push to impeach him. It will be Hegseth’s first press conference since May 5. The announcement came after remarks at the Naval War College in Newport, Rhode Island, where Hegseth dismissed concerns about impeachment and defended President Trump’s handling of the Iran war. Here’s what to know ahead of Tuesday’s press conference: https://t.co/UqcLwp0Dip
— Fox News (@FoxNews) November 9, 2026


