“Veliaj priti mesazh tjetër në burg”, Koka debat me deputetin për kryebashkiakun
“Veliaj priti mesazh tjetër në burg”, Koka debat me deputetin për kryebashkiakun
Gazetari Bledian Koka ka ngritur pikëpyetje lidhur me publikimin e bisedës mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrit Toni Gogu.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Koka u shpreh se Veliaj e bëri publike bisedën pasi, sipas tij, nuk kishte marrë mesazhin që i ishte përcjellë përmes ministrit.
“Veliaj priti një mesazh tjetër në burg dhe i erdhi një tjetër”, u shpreh gazetari, duke lënë të kuptohet se pas kësaj situate mund të ketë pasur një keqkuptim apo një komunikim të ndryshëm nga ai që pritej.
Gjatë diskutimit në studio, Koka iu drejtua deputetit socialist Erjon Malaj me një pyetje lidhur me qëndrimin e Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.
“A mendoni se në këtë pikë Veliaj duhet t’ia delegojë detyrën dikujt tjetër?”, pyeti Koka.
Nga ana e tij, deputeti socialist Erjon Malaj pranoi se situata aktuale në drejtimin e kryeqytetit nuk është normale, por theksoi se Veliaj e ka marrë këtë përgjegjësi përmes votës së qytetarëve.
“Qyteti nuk po funksionon në këtë formë, kjo është e dukshme, por votat që ka marrë nga socialistët i kanë dhënë këtë përgjegjësi. Ne nuk mund të komentojmë vendimet e drejtësisë”, u shpreh Malaj.
Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror
Kujdes, mos klikoni! Kur SMS-ja që duket nga banka kthehet në grabitje, Ferhati sjell detajet
Erla-Berishës: I druheni një skenari serb në Shqipëri që fshin opozitën?
- 21:35 Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror
- 21:23 SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!
- 21:08 Nismë për shkarkimin e Pete Hegseth, republikani Massie paraqet kërkesën në Kongres
- 20:43 Mbappe shpallet lojtari i muajit në La Liga për tetorin
- 20:40 Kaos në Kinë, burri futet me ekskavator në kompleksin qeveritar (VIDEO)
- 19:56 Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë