Showbiz
Maluma vjen në Prishtinë, këngëtari kolumbian përfshin Kosovën në turneun botëror

Prishtina pritet të jetë një nga ndalesat e turneut botëror të vitit 2027 të këngëtarit kolumbian Maluma. Artisti ka përfshirë kryeqytetin e Kosovës në itinerarin e koncertit të tij të ardhshëm, duke ngjallur interes dhe entuziazëm te fansat e muzikës latine në trojet shqiptare.
Artisti i njohur ka publikuar në rrjetet sociale itinerarin e turneut të tij të ardhshëm botëror, të pagëzuar si “Loco X Volver World Tour 2027”, me më shumë se 60 destinacioneve ndërkombëtare, krah metropoleve si Parisi, Madridi, Berlini, Milano dhe Los Angeles.
Data e saktë dhe detajet për biletat mbeten për t’u zbuluar në njoftimet e ardhshme zyrtare të menaxhmentit të artistit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




