17-vjeçarit në varfëri, shteti i zgjat dorën… për ta gjobitur me 5 milionë lekë!

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 09.11.2026, 21:19

https://www.gofundme.com/f/nje-shtepi-dinjitoze-per-erind-goclarin-dhe-familjen-e-tij

Në moshën 17-vjeçare, kur duhet të ëndërronte për të ardhmen, Erind Goçlari përballet me varfërinë dhe kushte të rënda jetese.

Mure të mbuluara nga myku, lagështirë, shtretër të vjetër dhe një banjë në kushte të mjerueshme. Kjo është përditshmëria e tij dhe e familjes.

Dhe ndërsa ky djalë ka nevojë për ndihmë, sipas raportimeve, shteti e ka gjobitur me 5 milionë lekë pas pjesëmarrjes në protestë.

Shteti nuk i zgjati dorën për ta nxjerrë nga varfëria, por për ta gjobitur!

Sot Erindi nuk kërkon luks, por një shtëpi ku të jetojë me dinjitet. Është hapur një GoFundMe për të dhe familjen e tij.

Kushdo që ka mundësi, qoftë edhe me pak, le ta ndihmojë. Për ne mund të jetë një shumë e vogël, por për këtë familje mund të jetë fillimi i një jete të re. ❤️

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit