Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ SPAK, seksioni i Surrelit. Prova!

VIDEO/ Fox News: Policia përdor gaz dhe topin e ujit kundër protestuesve në Tiranë

VIDEO/ Fox News: Policia përdor gaz dhe topin e ujit kundër protestuesve në Tiranë

19:20, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestat studentore dhe qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Fox News ka publikuar pamje nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë pranë Ministrisë së Arsimit, ku efektivët përdorën autobotin me ujë për të shpërndarë turmën.

Në pamjet e publikuara shihen protestues të maskuar dhe ndërhyrja e policisë për të shpërndarë demonstruesit, pas javësh përplasjesh të përsëritura në kryeqytet.

Sipas shkrimit të Fox News, trazirat janë përhapur në Shqipëri që prej mesit të tetorit, të nxitura nga pakënaqësitë për korrupsionin e pretenduar qeveritar, mungesën e mundësive për punësim dhe gjendjen e arsimit.

Më 7 nëntor, përplasjet u regjistruan sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia përdori autobotin me ujë dhe spërkatës me piper për të shpërndarë protestuesit. Pamjet e ngjarjes u pasqyruan edhe nga media të tjera ndërkombëtare.  


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco