Alisson Becker është në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in dhe gjasat që ai të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit janë të mëdha, pavarësisht dëshirës së portierit brazilian për të rinovuar kontratën.
Sipas medieve pranë klubit të kuq, drejtuesit e Liverpool po shqyrtojnë tre emra momentalisht për të gjetur mes tyre pasuesin e denjë për Alisson Becker.
Emri i parë në listë është ai i portugezit të Porto-s, Diogo Costa, një portier tashmë i sprovuar dhe në kulmin e karrierës së tij. 27-vjeçari është nën kontratë me Porto-n deri në vitin 2030 dhe ka një kluazolë largimi 65 milionë euro.
Dy emrat e tjerë janë aktualisht pjesë e Premier League dhe po bëjnë një sezon të mirë deri tani. Bëhet fjalë për holandezin e Brighton, Bart Verbruggen dhe japonezin e transferuar vetëm verën e fundit tek Aston Villa, Sion Suzuki.







