Komisioni Europian ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm kundër praktikave mashtruese në internet. Sipas një drafti, Bashkimi Europian pritet të ndalojë zyrtarisht dhjetë praktika të dizajnit manipulues online, të njohura si dark patterns, nëpërmjet projektligjit të ardhshëm të njohur si Akti i Drejtësisë Digjitale. Sipas një drafti nisma e Komisionit Europian synon të godasë metodat psikologjike dhe ndërfaqet e manipuluara që përdoren për t'i detyruar përdoruesit të shpenzojnë para ose të mbajnë aktive abonime pa e kuptuar.