Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

9 Nëntor 2026 | 19:56

Ka nisur protesta e radhës në Tiranë, ku qytetarë, të rinj dhe studentë janë mbledhur edhe këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë.

Tubimi vjen pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, të cilat janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, rreth orës 19:45, janë regjistruar debate të tensionuara mes disa qytetarëve dhe punonjësve të policisë, të cilët po vendosnin gjoba administrative për personat e konstatuar në protestë. Efektivët u kanë kërkuar qytetarëve dokumentet e identifikimit për të kryer procedurën e ndëshkimit administrativ, por janë përballur me kundërshtimin e tyre.

Një qytetar i tha Euronews se ishte ndaluar nga policia teksa po kalonte në trotuar dhe se një efektiv i kishte komunikuar se ishte fotografuar gjatë tubimit.

“Po kaloja në trotuar dhe një punonjës policie më kërkoi mjetin e identifikimit, duke më thënë se isha fotografuar në tubim. Polici po bënte gjobën, por unë nuk ia firmosa dhe i kërkova arsyen. Më tha se isha fotografuar në tubim. Unë i thashë se kisha qenë duke kaluar në trotuar me shokët. Më ndaloi dhe më tha se isha konstatuar në foto”, rrëfeu qytetari për Euronews.

Megjithatë, pas incidentit, efektivët e policisë janë larguar nga zona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua

Një aksident rrugor është regjistruar të hënën në rrugën e re Qafë Plloçë–Qukës, ku janë përplasur dy automjete. Njëri prej mjeteve të përfshira në aksident...
18:33 | 09/11/2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më...
18:30 | 09/11/2026

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi përmes SMS-ve, ku përdoret emri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të...
17:55 | 09/11/2026