Aksident në rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë, përplasen dy automjete, plagoset një grua Gjyqtarja e posaçme, Elsa Ulliri, e hapi seancën e Partizanit, ku u dëgjuan dëshmitarë të rëndësishëm, duke lënë të kuptohej se ka rezervat e saj për rregulloren kufizuese që përplasi gjykatën me avokatinë dhe median. Pas bojkotit disa javor, gjyqtarja falënderoi në nisje të gjyqit avokatët për prezencën.
Më tej, u tha palëve se eksperti i caktuar në çështje kishte njoftuar se do të vinte me vonesë në gjyq, por sapo të mbërrinte do t’i shkruante mesazh sekretares. Për këtë moment, gjyqtarja komentoi: “Eksperti nuk e di që as sekretares nuk i lejohet telefoni”.
Hapja e një prej çështjeve më të rëndësishme me këto batuta la të kuptohej se, megjithë rënien e bojkotit, rregullorja vazhdon të jetë në pikëpyetje. E para që dëshmoi ishte ish-drejtoresha e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Justina Boriçi, e cila kujtoi se, pas emërimit në këtë detyrë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kishte kërkuar asnjëherë favorizim për pronat.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, komentoi se pronat e ushtrisë ishin asete kombëtare. Por, sipas tij, ambientet e Sport Klub Partizanit nuk ishin në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura. Sidoqoftë, kjo ishte një çështje e ushtrisë, pasi Mediu këmbënguli disa herë se ministri kishte kompetenca politike dhe jo operacionale.
Ish-komandanti i Mbështetjes Logjistike, Vladimir Qiriazi, shpjegoi se në vitin 2009 ishte njohur me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili i kishte kërkuar firmën për shitjen e Partizanit. Për këtë, gjenerali pohoi se kishte vënë në dijeni shefin e Shtabit.
Pas kontakteve me ministrin, shtoi Qiriazi, “më vjen një ekip nga Drejtoria e Antikorrupsionit dhe më kërkuan sqarime pse unë nuk e firmos”. Qiriazi shtoi se: “E pashë që situata nuk është mirë dhe kërkova të takoj komandantin e Përgjithshëm, Bamir Topi”, i cili, pasi nuk pranoi takim, i kërkoi: “Vijo, zbato ligjin”.
Top Channel