E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me 45 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kushtëzuar arritjen e një marrëveshjeje për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të Bashkimit Evropian me miratimin e një pakete të re financiare prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën.

Përmes një letre drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, Merz ka kërkuar që mbështetja financiare për Kievin të trajtohet si pjesë e pandashme e negociatave për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

Ukraina po përballet me një mungesë prej rreth 70 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2027, si pasojë e dëmeve ekonomike dhe sulmeve të vazhdueshme ruse. Bashkimi Evropian ka premtuar të mbulojë rreth dy të tretat e kësaj shume, përkatësisht afro 45 miliardë euro, përmes një instrumenti financiar që ende nuk është përcaktuar.

“Nëse nuk ka një zotim të përbashkët që të gjithë, pa përjashtim, të kontribuojnë në mënyrë të drejtë për mbulimin e këtij hendeku financiar, atëherë nuk mund të zgjidhet kjo çështje dhe as të diskutohen çështje të tjera, veçanërisht ato që kanë pasoja financiare”, shkroi Merz.

Reklamë

Kancelari gjerman kërkoi gjithashtu që negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së të garantojnë një zgjidhje të mbështetur nga të gjitha shtetet anëtare, e cila do t’i sigurojë Ukrainës financim të qëndrueshëm edhe nga viti 2028 e tutje.

Ai theksoi se kjo duhet të përfshijë edhe pagesën e interesave të akumuluara nga kreditë e mëparshme për Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.