Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Platforma ndërkombëtare, këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.
“Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër”, shkruan kreu i qeverisë krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Macron.
Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën europiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.
LEXO EDHE: Nga denoncimet te kritikat për qeverinë, mbi 971 komunikime në platformën ‘Fol me Kryeministrin’!
Kryeministri Rama do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, e cila do të trajtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.