Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka lidhur marrëveshjen për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian me sigurimin e mbështetjes së re financiare për Ukrainën, duke kërkuar që të gjitha vendet anëtare të kontribuojnë në përballimin e nevojave ekonomike të Kievit.
Ukraina përballet me një mungesë financimi prej rreth 70 miliardë eurosh për buxhetin e vitit 2027, si pasojë e dëmeve dhe kostove të shkaktuara nga sulmet e vazhdueshme ruse. Bashkimi Evropian ka premtuar të mbulojë rreth dy të tretat e kësaj shume, ose afërsisht 45 miliardë euro, përmes një mekanizmi financiar që ende nuk është përcaktuar.
Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, e siguruar nga Euronews, Merz theksoi se një angazhim i përbashkët financiar nga të gjitha shtetet anëtare është kusht për avancimin e diskutimeve mbi çështjet e tjera të buxhetit evropian.
“Një angazhim kolektiv që të gjithë ne, pa përjashtim, do të kontribuojmë në mënyrë të drejtë në mbylljen e këtij boshllëku është një parakusht thelbësor për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe për diskutimin e çdo çështjeje të mëtejshme, veçanërisht atyre me implikime financiare”, shkroi kancelari gjerman.
Merz kërkoi gjithashtu që negociatat për buxhetin shumëvjeçar të BE-së të garantojnë një zgjidhje të qëndrueshme financiare për Ukrainën edhe pas vitit 2027.
Sipas tij, marrëveshja duhet të sigurojë financim afatgjatë për Kievin nga viti 2028 e në vijim, duke përfshirë edhe detyrimet për pagesën e interesave që janë akumuluar deri më tani.
Qëndrimi i kancelarit gjerman vjen në një kohë kur financimi i Ukrainës dhe ndarja e barrës financiare mes vendeve anëtare mbeten ndër çështjet më të ndjeshme në negociatat brenda Bashkimit Evropian
Sulmohet tubacioni strategjik i naftës në Arabinë Saudite
Turqi, numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e çelikut në Izmir rritet në 16
Biden kundër Trump: Ajo që bëri më 6 janar duhet ta ndjekë deri në varr
- 19:31 Kurti takohet në Paris me personalitete franceze, diskutohet edhe aktgjykimi i Hagës
- 19:00 Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)
- 18:49 Franca dhe Gjermania kërkojnë forcimin e mbrojtjes evropiane: Bashkëpunim për armë me rreze të gjatë dhe sisteme satelitore
- 18:46 Sulmohet tubacioni strategjik i naftës në Arabinë Saudite
- 18:41 Turqi, numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e çelikut në Izmir rritet në 16
- 18:37 Biden kundër Trump: Ajo që bëri më 6 janar duhet ta ndjekë deri në varr