Kurti takohet në Paris me personalitete franceze, diskutohet edhe aktgjykimi i Hagës

9 Nëntor 2026 | 19:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të hënën në Paris me disa personalitete franceze që ndër vite kanë kontribuar në mbështetjen e Kosovës. Në takim u diskutuan zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe aktgjykimi i 16 shtatorit në Hagë dhe mundësitë për kundërshtimin e tij në apel.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Kurtit në kryeqytetin francez, ku ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim ishte i pranishëm ish-ministri francez i Mbrojtjes, Alain Richard, i cili kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për ndalimin e krimeve të luftës dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe Gilles Pernet, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë franceze të Mbrojtjes dhe bashkautor i librit mbi ndërtimin e shtetit të Kosovës, së bashku me Sébastien Gricourt.

Në takim morën pjesë gjithashtu antropologia Véronique Nahoum-Grappe, e cila ka studiuar dhunën seksuale gjatë luftërave dhe konflikteve dhe është angazhuar për Kosovën që nga vitet ’90, si dhe Frédérique Duversin, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris.

E pranishme ishte edhe Florence Hartmann, ish-gazetare e gazetës franceze Le Monde dhe ish-zëdhënëse e kryeprokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Përmes një deklarate, Kurti bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te zhvillimi demokratik dhe ekonomik i Kosovës, investimet në siguri dhe mbrojtje, si dhe çështja e aktgjykimit të 16 shtatorit.

“Biseduam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm ekonomik, për investimet në siguri e në mbrojtje, për aktgjykimin e padrejtë të 16 shtatorit dhe angazhimin për korrigjimin e tij në apel”, deklaroi Kurti.

Kryeministri foli gjithashtu për prioritetet e qeverisë gjatë mandatit të ri, duke vënë në dukje rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi shërbeu edhe për të vlerësuar kontributin e personaliteteve franceze në mbështetjen e Kosovës ndër vite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Takimi vjen në kuadër të vizitës së kreut të...
19:00 | 09/11/2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më...
18:30 | 09/11/2026

Një makinë përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohen dy persona (VIDEO)

Një alarm sigurie u dha disa minuta para orës 17:00 (me orën lokale) pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, pasi një automjet u përplas me...
17:52 | 09/11/2026