Amerikanët pritet të shfrytëzojnë uljet e çmimeve gjatë Black Friday për të blerë jo vetëm dhurata, por edhe produkte të përditshme për shtëpinë. Rritja e kostos së jetesës ka kufizuar buxhetin e familjeve për shpenzime të tjera, duke i bërë konsumatorët më të kujdesshëm në blerje. Sipas një raporti të Adobe Research, gjatë periudhës pesëditore, pritet të rriten ndjeshëm blerjet online të produkteve bazë. Shitjet e artikujve të veshjeve të përditshme parashikohet të rriten me 210% krahasuar me një vit më parë, ndërsa ato të produkteve të kujdesit personal me 150%. Në listën e blerjeve përfshihen edhe ushqimet për kafshët shtëpiake, produktet për foshnje dhe detergjentët.