Labinot Rexha pendohet për fjalët që ia tha Elijonës në BBVK: S'mund të flasësh për një jetime, kam gabuar

Këngëtari Labinot Rexha ka folur sërish për përvojën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke u ndalur veçanërisht te raporti dhe përplasjet që kishte pasur me ish-banoren Elijona Binakaj.
I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ku ndër të tjera u diskutua edhe për edicionin e pestë të këtij formati, Labi pranoi se gjatë qëndrimit në shtëpi kishte bërë gabime për të cilat sot ndihet i penduar.
Ai u ndal te fjalët që ia kishte drejtuar Elijonës, duke pranuar se disa prej tyre nuk është dashur t'i thoshte, veçanërisht duke pasur parasysh situatën dhe rrethanat personale të ish-banores.

“Nuk mund të flasësh për një jetime brenda. Unë kam bërë disa gabime, që nuk përsëriten. Jam pendu, patjetër që jam pendu. Aty është presioni i madh, del nga vetja...”, u shpreh Rexha.
Përmes këtij rrëfimi, këngëtari pranoi se atmosfera brenda shtëpisë, presioni dhe tensionet e vazhdueshme mund të ndikojnë në sjelljen e banorëve, duke i shtyrë ata të reagojnë në mënyra për të cilat më vonë mund të pendohen.
Kjo nuk është hera e parë që përplasjet e tij gjatë qëndrimit në BBVK rikthehen në diskutim, teksa këtë herë Labi zgjodhi të flasë për përgjegjësinë e tij dhe të pranojë publikisht se disa nga veprimet e atëhershme nuk do t'i përsëriste.
Deklarata e tij vjen gjersa edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova është tashmë në zhvillim, duke rikthyer në vëmendje edhe ngjarjet dhe debatet nga edicionet e kaluara. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
















































