Një aktivitet i zhvilluar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “15 Tetori” në Vlorë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit dhe kriteret e përzgjedhjes së veshjeve për nxënëset pjesëmarrëse.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania shfaqet një grup vajzash, të cilat janë veshur në mënyrë të njëjtë, me këmisha, kravata dhe minifunde, gjatë aktivitetit të zhvilluar në ambientet e shkollës.
Paraqitja e koordinuar e nxënëseve ngre pikëpyetjen nëse kjo veshje është përcaktuar paraprakisht nga organizatorët e aktivitetit apo është zgjedhur nga vetë pjesëmarrëset. Nëse bëhet fjalë për një veshje të miratuar nga shkolla, lind nevoja për të sqaruar se kush e ka marrë këtë vendim dhe nëse ajo përputhet me rregulloren e brendshme të institucionit.
Çështja nuk ka të bëjë me gjykimin apo ekspozimin e nxënëseve, por me përgjegjësinë e të rriturve që organizojnë dhe mbikëqyrin veprimtaritë në një institucion arsimor ku mësojnë edhe fëmijë të mitur.
JOQ Albania kërkon një reagim nga drejtoria e shkollës “15 Tetori” dhe institucionet arsimore përgjegjëse: Kush e përcaktoi veshjen e nxënëseve për këtë aktivitet, kush e miratoi atë dhe mbi çfarë kriteresh u mor ky vendim?