
Prej 163 ditësh, protesta para Kryeministrisë vijon pa ndërprerje, me qytetarë, studentë dhe pedagogë që mbajnë të palëkundur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit shprehen të vendosur të mos bëjnë asnjë kompromis për kërkesën e tyre, duke përjashtuar çdo mundësi dialogu me kreun e qeverisë. Sipas tyre, largimi i Ramës nga detyra mbetet kushti i panegociueshëm dhe nuk ka hapësirë për tërheqje nga kjo kërkesë.
Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestën dhe qëndrimin përpara godinës së Kryeministrisë, deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë.